Gjilani – Ballkani, supersfida e sotme e Superligës

19 gusht 2024 | 12:19

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot (e hënë) me një ndeshje, derisa tri të tjera janë luajtur në fundjavë dhe një tjetër është shtyrë.

Sot do të zbresin në fushë Gjilani dhe Ballkani, në një super-sfidë që na pret nga ora 17:00.

Gjilanasit e nisën sezonin e ri me barazim ndaj Llapit, ku bënë paraqitje mjaft të mirë, ndërsa sot në shtëpi do ta kërkojnë fitoren e parë në sezonin e ri.

Nga ana tjetër, therandasit e fituan lojën e parë kundër Dukagjinit, ndërsa sot do t’i kërkojnë pikët e radhës ndaj një ekipi mjaft të fortë.

Kjo ndeshje është vendosur të luhet sot për shkak se Ballkani e pati një udhëtim të lodhshëm në Irlandën e Veriut, ku luajti në Ligën e Konferencës.

E loja tjetër derbi në mes të Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për shkak të angazhimeve të ekipit gjilanas në garat evropiane.

Aktualisht, tabelës i prijnë Llapi, Suhareka e Ferizaj me nga 4 pikë, ndërsa me një fitore eventuale sot Ballkani mund ta marrë primatin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokates Annie O’Reilly,  ka bërë…