Gjilani barazon me Prishtinën

16 shkurt 2024 | 15:23

Në ndeshjen e javës së dytë të sezonit pranverorë, Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras (1-1).

Në pjesën e parë skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0,  derisa në pjesën e dytë rastet ishin të shumta dhe të dy skuadrat shënuan nga një gol. Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Senad Jaroviq (51), i cili shënoi nga afërsia për 1-0, ndërsa Ardian Limani (83) vulosi rezultatin final 1-1.

Pas këtij barazimi, Prishtina është në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa Gjilani zë vendin e tetë me 20 pikë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar në…