Gjilani – Besa nesër ‘luftojnë’ për Superligë

29 maj 2019 | 12:32

Komisioni i Garave në praninë e përfaqësuesve të klubeve e ka bërë tërheqjen e shortit për ndeshjet e barazhit për IPKO Superligë, ku janë caktuar skuadrat në cilësinë e vendasit.

Kjo i ka dhënë mundësi klubeve në cilësi të vendasve që të kenë përparësi në zgjedhjen e ngjyrave të fanellave si dhe të zgjedhin tribunat ku do të vendosen tifozët e tyre, pasi siç dihet çiftet përcaktohen në bazë të renditjes përfundimtare në Superligë dhe Ligën e Parë.

Ndeshja Gjilani-Besa do të zhvillohet nesër (e enjte), tifozët gjilanas do të vendosen në tribunën lindore, derisa ata pejanë në tribunën perëndimore. Ndërkaq, në ndeshjen Trepça ’89-Vëllaznimi, e cila zhvillohet të shtunën (më 1 qershor), tifozët mitrovicas do të vendosen në tribunën perëndimore, derisa ata gjakovarë në tribunën lindore.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe fillojnë në orën 16:00.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se…