Gjilani ‘blindon’ Prognin dhe Koliçin
Sulmuesi Gerhard Progni dhe portieri Enea Koliçi kanë qenë ndër me të dalluarit në kampionatin 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll.
Drejtuesit e skuadrës së Gjilanit kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin me ketë dyshe. Progni e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2022, derisa Koliçi deri në vitin 2023
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Gerrhard Pognin edhe për edicionin e radhës. Klubi e falënderon Prognin për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur. Po ashtu klubi ka arritur të zgjasë marrëveshjen e bashkëpunimit me Enea Koliçin edhe për dy edicionet e radhës. Klubi falënderon Enean për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Gjilanit.
SC Gjilani kampionatin e përfundoi në pozitën e katërt, derisa në kampionatin e ri synim e ka titullin e kampionit.
/Veton ZYMBERI/