Gjilani deklasoi Besën

05 prill 2021 | 16:51

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore me rezultat të thellë ndaj Besës së Pejës (5-1). Skuadra pejane edhe në këtë ndeshje nuk tregoi potencial për tu përballur me klubet e Superligës.

Në minutën e 28-të, Cyrbja e hapi serinë e golave për vendasit. Pesë minuta me vonë, Besa u rikthye në lojë me golin e Tahirit që e shënoi nga penalltia, por kjo ishte e tera që e arriti në këtë ndeshje. Useini në fund të pjesës së parë e kaloi Gjilanin sërish në epërsi (2-1).

Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi realizoi edhe tre gola të tjerë me anë të Prognit, Hilës (nga penalltia) dhe Rezakut. Pas javës së 24-të, Gjilani zë vendin e katërt me 40 pikë, kurse Besa është e fundit me 10 pikë.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”…