Gjilani dhe Prishtina mësojnë kundërshtaret në Ligën e Evropës
09 gusht 2020
| 14:11
Dy skuadrat nga Kosova që marrin pjesë në arenën ndërkombëtare, Gjilani dhe Prishtina, i kanë mësuar kundërshtarët e parë në kualifikimet për Ligën e Evropës.
Skuadra që përfundoi e dyta në Superligë, Gjilani, do të takohet me ekipin e Tre Penne të San Marinos. Ndërkohë, Prishtina do të përballet me Lincoln Red të Gjibraltarit.
Shorti është mbajtur prej orës 13:00 në ambientet e UEFA-s. Kujtojmë se parakualifikueset luhen me sistemin vetëm një lojë, më 20 gusht.