Gjilani – Drita, tri gola në pjesën e parë
29 nëntor 2020
| 14:23
Tri gola janë shënuar vetëm në pjesën e parë të ndeshjes mes Gjilanit dhe Dritës, e cila përfundoi me rezultat 2-1.
Pas shtatë minutave lojë, Nikaç i kaloi Gjilanin në epërsi 1-0. Në minutën e 26-të, Hamdi Namani realizoi për 1-1. Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Gjilani e riktheu epërsinë me golin e Nikaç.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli është duke fituar ndaj Trepça ’89 me rezultat 2-0.
(Epoka e re)