Gjilani e Dukagjini sonte kërkojnë suksesin e Ligës së Konferencës

20 korrik 2023 | 11:34

Pas rezultateve pozitive që morën javën e kaluar në ndeshjet e para kualifikuese të Ligës së Konferencës, dy skuadrat kosovare, Dukagjini dhe Gjilanit do të luajnë sot me rivalët respektivë me synimin për të kaluar në raundin tjetër.

Dukagjini e mposhti në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1 Europan dhe sonte luan në udhëtim për ta mbrojtur këtë epërsi. Me skuadrën nga Gjibraltari, skuadra nga Klina do të ballafaqohet në stadiumin “Viktoria” me fillim nga ora 17:00.

Gjilani nga ana tjetër, e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën nga Luksemburgu, Niedercom me të cilin në ndeshjen e parë luajti baras 2-2. Në Prishtinë, skuadra e udhëhequr nga trajneri Klodian Duro pret përkrahjen e tifozëve në mënyrë që të kalojë në raundin tjetër të kësaj gare. Kjo ndeshje nis nga ora 20:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka drejtuar…