Gjilani e Llapi synojnë kualifikimin në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

14 korrik 2022 | 11:42

Gjilani dhe Llapi sot do të luajnë ndeshjet e kthimit në kuadër të Ligës së Konferencës, me synimin për t’u kualifikuar në rrethin e dytë të kësaj gare.

Skuadra e Gjilanit ka udhëtuar në Riga të Letonisë me epërsinë e një goli nga ndeshja e parë në Prishtinë dhe synon që edhe në ndeshjen e sotme të tregojë se ka cilësi më të madhe se kundërshtari. Ky duel fillon në orën 16:00.

Ndërkohë, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arenë spektakli, ku prej orës 20:00 do të luajnë Llapi dhe Buduçnosti. Përkundër humbjes në ndeshjen e parë me shifrat 2:0, te skuadra llapjane besojnë se mund ta përmbysin rezultatin dhe të kalojnë tutje.

Provokimet e bëra nga tifozeria e skuadrës malazeze në ndeshjen e parë kanë bërë që të ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm të tifozeri kosovare, e cila i është bashkuar thirrjes së Llapit për ta mbështetur në këtë sfidë të vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas…