Gjilani e mendon rikthimin e Mezanit
21 qershor 2023
| 16:30
Largimi i Zekirija Ramadanit nga Gjilani ka lënë një boshllëk në karrigen e shtabit teknik të skuadrës, megjithatë drejtuesit tashmë kanë nisur të mendojnë për një zgjedhje të shpejt.
Tash për tash skuadra i është besuar ndihmësit Alban Hyseni, megjithatë, Demokracia.com merr vesh se klubi është në bisedime me ish-trajnerin Gentian Mezani. Vlonjati e njeh shumë mirë ambientin gjilanas pasi edhe më herët ka punuar aty dhe rikthimi i tij do të ishte shumë më i lehtë.
Të kujtojmë se Gjilani është kualifikuar në garat e Ligës së Konferencës ku do të ballafaqohet me FC Progres Niederkorn.