Gjilani e mëson kundërshtarin nëse kualifikohet në rundin e parë të Ligës së Evropës

10 gusht 2020 | 15:53

Gjilani ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm, gjithmonë nëse kalon tutje nga rundi preliminar. Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, ekipi i Gentian Mezanit në rast të kualifikimit në rundin e parë do të luajë ndaj APOEL-it të Qipros.

Gjilani do të luajë si vendas nëse kualifikohet në rundin e parë.  Para ndeshjes së mundshme me Qipron, Gjilani duhet ta eliminojë fillimisht në rundin preliminar ekipin e Tre Penne.

Edhe Prishtina e ka mësuar emrin e kundërshtarit të ardhshëm. Klubi kryeqytetas, në rast të kualifikimit në rundin e parë do të luajë ndaj Union Titus Petange të Luksemburgut. Prishtina do të luajë si vendase në këtë sfidë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj, ka pritur…