Gjilani e zbret Drenicën nga froni
Gjilani e ka mposhtur sot Drenicën (2-1) në derbin e javës dhjetë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0. Në minutën e 64-të, Gerhard Progni e shënoi golin e parë në ndeshje. I njëjti futbollistë e dyfishoi epërsinë e Gjilanit me golin e shënuar nga penalltia, dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt. Drenica u mundua të rikthehet në lojë, por e tera që e arriti ishte goli i shënuar nga Zabergja.
Pas kësaj humbje, Drenica bie në pozitën e dytë me 17 pikë, derisa Gjilani është në pozitën e tretë me pikë të barabarta me kuqezinjtë nga Skenderaj.
SUPERLIGA – Java 10
Dukagjini – Ballkani 0-0
Gjilani – Drenica 2-1
Feronikeli – Drita 0-2
Ulpiana – Llapi 0-6
Prishtina – Malisheva 2-1
/Epoka e re/