Gjilani emëron Mujën trajner të juniorëve
Ish-futbollisti i njohur në Kosovë, Premton Muja është emëruar trajner i juniorëve në skuadrën e Gjilanit.
Muja këtë detyrë do ta marrë nga edicioni 2020/2021. Ai është zotuar se do të mundohet që të punojë në maksimum në mënyrë që rezultatet mos t’i mungojnë skuadrës së Gjilanit/.
“Nga sezoni i vitit 2020/2021 do të jem trajner i juniorëve të Sc Gjilanit të gjeneratës U-19. Besimin që ma ka dhënë klubi do të mundohem ta ky si është më së miri që përgjegjësia dhe detyrat të kryhen sipas objektivave të klubit. Falënderojë të gjithë një nga një nga Presidenti Florim Zuka, drejtorët e klubit Sevdail Robelli, Sallah Sherifi, Naser Ajeti dhe koordinatorin e shkollës, Sadullah Ajeti”, ka thënë Muja.
“Stërvitjet kanë filluar sot, ku në ditët në vijim kemi seleksionim të lojtarëve nga klubet e ndryshme, ku pikërisht seleksionimi po kryhet nga pesë trajnerë të shkollës së futbollit me përpikëri të lartë”, ka shtuar ish-futbollisti i famshëm, Premton Muja.
(V.Z / Epoka e re)