Gjilani fitoi derbin ndaj Feronikelit, Ballkani mposhti Besën

10 prill 2021 | 17:47

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 28-të në Superligë. Ballkani ka shënuar fitore të lehtë si vendas në duel me Besën, me rezultat 4:1.

Në fakt, pejanët rezistuan vetëm në pjesën e parë, e cila u mbyll 1:1, derisa më pas skuadra portokallezi mbizotëroi si me lojë, ashtu edhe me rezultat. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 5-të, me golin e Meriton Korenicës.

Shifrat i barazoi Ardi Qorri, në minutën e 24-t. Në pjesën e dytë, Ballkani shënoi tre gola nëpërmjet Nazmi Gripshit (56’), Meriton Korenicës (69’) dhe Arbër Prekazit (80’), duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit, ku tashmë kryeson me 58 pikë, aq sa ka edhe Drita, e cila nesër luan si mysafire e Llapit.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi në duel me Feronikelin, me rezultat të ngushtë, 1:0. Kjo fitore ia mundëson gjilanasve që t’i presin më të qetë ndeshjet e radhës, ngase tani renditen në pozitën e katërt me 43 pikë, 9 më shumë se Feronikeli në pozitën e gjashtë. Vendasit shënuan në minutën e 20-të, kur Gerard Progni realizoi nga ndërprerja.

Edhe pas këtij goli gjilanasit kishin disa mundësi tjera shënimi, ndër të cilat edhe atë të minutës së 36-të, kur Keita Razak nuk u tregua i saktë nga penalltia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën se janë…