
Gjilani fitoi miqësoren ndaj Schaffhausenit
08 shtator 2019
| 21:31
Gjilani ka arritur ta fitojë miqësoren e sotme përballë Schaffhausen.
Në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër, gjilanasit triumfuan me rezultat të pastër 2:0. Jackson Ferreira (‘1) dhe Gerhard Progni (’18) shënuan golat e fitores për Gjilanin sot.
Në këtë ndeshje, të dy trajnerët pothuajse provuan të gjithë futbollistët.
Në Zvicër në përkrahje të Gjilanit nuk munguan as tifozëria e famshme “Skifterat” të cilët përkrahën skuadrën e tyre të zemrës edhe jashtë Kosovës.
Ndryshe, në javën e katërt të Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani do të përballet me Drenicën.