Gjilani fiton derbin ndaj Prishtinës

08 korrik 2020 | 19:03

Skuadra e Gjilanit më lehtë sesa që është pritur e ka fituar ndeshjen derbi ndaj skuadrës së Prishtinës (2-1). Rivaliteti në këtë ndeshje ishte mjaft i madh. Pjesa e parë ka mbaruar 0-0. Pjesa e dytë nisi mirë për vendësit, pasi portieri i mysafirëve, Visar Bekaj, është ndëshkuar me karton të kuq (49’), derisa nga gjuajtja e lirë ka realizuar Franc Veliu.

Në minutën e 66 portieri Haxho i Prishtinës bëri një dalje të gabueshme, të cilën Gerhard Progni e shfrytëzoi duke shënuar golin e dytë në ndeshje. Prishtina, edhe pse me një lojtar më pak, nuk u dorëzua për asnjë çast dhe arriti të rikthehet në lojë në minutën e 81-të, kur kapiteni Armend Thaqi realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë, por kjo ishte e tëra që skuadra kryeqytetase e arriti në këtë ndeshje.

Pas tri pikëve të reja, Gjilani ngrehet në pozitën e tretë me 58 pikë, kurse Prishtina bie në pozitën e katërt me 57 pikë.

 

 

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë arriti skuadra e…