Gjilani fiton me lehtësi, Flamurtari arkëton tri pikë në Skenderaj

20 qershor 2020 | 19:20

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 25-të në IPKO Superligë.

Gjilani ka shënuar fitore të lehtë në duel me Vushtrrinë, me rezultat 3:0, duke e mbajtur hapin me skuadrat e tjera të kreut në garën për titull të kampionit. Golat për gjilanasit i shënuan Muamer Svraka, Franc Veliu dhe Keita Razak.

Ndërkohë, fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë ka realizuar Flamurtari si mysafir, duke e mundur Drenicën, me shifrat 2:1. Autorë të golave për kuqezinjtë e kryeqytetit ishin Shend Kelmendi dhe Adem Maliqi, derisa golin e vetëm për drenicasit e realizoi Alban Shillova nga penalltia në minutat shtesë të ndeshjes.

Tani Flamurtari e përforcon pozitën e 8-të me 32 pikë, dy më pak se Drenica që gjendet një pozitë më lart.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në spital, për mendimin tim, nuk janë respektuar protokollet parandaluese”…