Gjilani fiton me përmbysje ndaj Llapit, Ballkani ndalet nga Dukagjini

26 tetor 2024 | 16:05

Dy ndeshjet e sotme të javës së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës sollën përballje shumë interesante. Gjilani arriti fitore të jashtëzakonshme ndaj Llapit, duke e përmbysur rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Llapi kaloi në epërsi në minutën e 44-t me golin e Ardit Tahirit. Megjithatë, skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu nuk dorëzua dhe në minutën e 84-t, Blerind Morina realizoi golin e barazimit, e vetëm një minutë më vonë, Robert Rrahmani vulosi fitoren.

Kjo fitore shënon një rikthim për Gjilanin pas barazimit me Dritën dhe humbjes nga Ferizaj.

Aktualisht, Gjilani ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e tetë, ndërsa Llapi, që pësoi humbjen e dytë radhazi, mbetet në vendin e pestë me 14 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini e ndali Ballkanin në një barazim pa gola, duke i shkaktuar kampionit të tri sezoneve të fundit barazimin e tretë në këtë edicion.

Me këtë barazim, Dukagjini arrin në koutën e 10 pikëve, në pozitën e parafundit, derisa Ballkani vazhdon të kryesojë tabelën me 18 pikë, një pikë para Malishevës që ka një ndeshje më pak të luajtur dhe dy pikë më shumë se Prishtina, e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Ursula von der…