Gjilani fiton me përmbysje të rezultatit derbin ndaj Prishtinës
Gjilani ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.
Të parët që rrezikuan në këtë takim ishin vendasit, por gjuajtja e Sabit Bilallit (9′) shkoi jashtë portës.
Prishtina ia doli të kalojë në epërsi në minutën e 22-të me Albin Krasniqin që shënoi për 1-0 pas asistimit të Ardian Mujës.
Të besuarit e Ardian Nuhiut ia dolën të shënojnë edhe golin e përmbysjes me anë të Besir Ramadanit (82′) i cili shënoi për 2-1 pas asistimit të Armend Thaqit.
Deri në përfundim të takimit nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu Gjilani mori fitoren me rikthim rezultati ndaj kryeqytetasve.
Pas javës së gjashtë Gjilani shkon në kuotën e tetë pikëve dhe mban pozitën e shtatë, ndërsa Prishtina ka dhjetë pikë dhe renditet e gjashta.