Gjilani gabon ndaj Llapit
08 mars 2020
| 16:00
Skuadra e Llapit është treguar e fort në përballje me Gjilanin, pasi shënoi fitore me rezultat 2-0.
Llapjanët në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” e nisën mirë ndeshjen dhe shënuan pas dy minutave nga penalltia me anë të Arbnor Ramadanit. Gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë për 2-0 u përkujdes Erlis Ymeri. Në minutën e 70-të, Gjilani e ngushtoi epërsinë me golin e Darko Niaq, por kjo ishte e tera që arriti në ketë ndeshje.
Gjilani pas kësaj humbje bie në pozitën e tretë me 41 pikë, kurse Llapi është në pozitë e pestë me 35 pikë.
/Epoka e re/