Gjilani gati për ndeshjen kundër Drenicës
Skuadra e Gjilanit sot ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm kundër Drenicës, e vlefshëm për javën e 25-të në Ipko Superligë.
Kuq e bardhët stërvitjen e sotme e mbajtën tek fusha ndihmëse, e cila u zhvillua mesditë. Ajo filloi me nxehje, pastaj kryetrajneri Mezani vazhdoi punën e tij në vendosje dhe taktikat me detajet e fundit para sfidës kundër Drenicës.
Në seancën e sotme stërvitore, prezent ishin të gjithë futbollistët e skuadrës në përjashtim të Ylber Kastratit dhe Semir Hadzibuliq, të cilët janë në fazën rikuperuese prej lëndimeve të pësuara më parë. Vlen të theksohet se Vilfor Hysa i është rikthyer stërvitjeve ku këto dy ditë ka stërvitur i veçuar nga grupi tjetër i futbollistëve.
Në sfidën kundër Drenicës për skuadrën e Gjilanit përveç të lënduarve, nuk pritet të ketë mungesa tjera dhe pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për këtë takim.
Sfidën mes Drenicës dhe Gjilanit do ta referoj gjyqtari, Alban Shala.