Gjilani humbi 788 vende të punës gjatë pandemisë

22 korrik 2020 | 16:04

Komuna e Gjilanit ka përgatitur raportin e detajuar të dëmeve të shkaktuara në sektorin e ekonomisë gjatë periudhës së përballjes me pandeminë globale Covid-19.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, gjatë konferencës për medie, ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në mars të këtij viti, për kufizimin lëvizjes së qytetarëve, ndërprerjen e procesit mësimor në shkolla dhe universitete, ndërprerjen e pjesës dërmuese të aktiviteteve të bizneseve përfshirë mbylljen e plotë të disa prej tyre, kanë bërë që të ketë një stagnim në zhvillimin ekonomik edhe në këtë komunë.

Ajo ka treguar se gjatë kësaj kohe janë humbur 788 vende pune. “Pandemia ka ndikuar në humbjen e 788 vendeve të punës. Kemi një rënie prej 23 për qind të numrit të gjithëmbarshëm të punëtorëve tek kompanitë e anketuara, kryesisht bizneset e mëdha dhe të mesme. E njëjta situatë është deklaruar edhe nga bizneset e vogla. 46 për qind e bizneseve kanë deklaruar rënie të nivelit të shitjes prej 90-100 për qind dhe vetëm 1 për qind  e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se niveli i shitjes ka qenë i njëjtë”, ka theksuar ajo.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se shëndeti i ekonomisë në këtë komunë është prioritet i lartë.

Në këtë konferencë janë prezantuar edhe disa rekomandime se si të tejkalohet kjo situatë. /Epoka e re/

https://www.facebook.com/komunaegjilanit/photos/a.1410983622479244/2759186397658953/?type=3&theater

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se nga e…