Gjilani i reagon Batatinës: Nuk je i autorizuar të flasësh në emrin tonë
Skuadra e Gjilanit i ka reaguar trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, duke i bërë me dije se askush nuk mund të flas në emër të klubit.
“Andaj duam të bëjmë të ditur se klubi nuk e mbështet një kërkesë të tillë dhe nuk e ka autorizuar askënd të flas në emër të klubit rreth kësaj çështje”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Njoftimi i plotë i SC Gjilani
Sport Club Gjilani, me anë të kësaj shkrese dëshiron të qartësoj situatën e krijuar së fundmi nga kryetrajneri i Llapit, z.Tahir Batatina, rreth çështjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës z.Agim Ademi.
Duam që edhe një herë të theksojmë se skuadra e Gjilanit përfaqësohet nga kryetari, z.Florim Zuka dhe zyrtarët e sajë dhe asnjëherë askush nuk mund që në emër të klubit tonë të flasë pa legjimitetin e SC Gjilanit.
Andaj duam të bëjmë të ditur se klubi nuk e mbështet një kërkesë të tillë dhe nuk e ka autorizuar askënd të flas në emër të klubit rreth kësaj çështje.
Për ç’do detaj dhe ç’do qëndrim të klubit, do informoheni nga drejtorët dhe zyrtarët e SC Gjilanit.
/Epoka e re/