Gjilani ia merr Prishtinës një pikë në ‘Fadil Vokrri’

16 shtator 2021 | 18:05

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll janë zhvilluar të enjten.

FC Prishtina ende është pa fitore në Superligë, pasi një gjë të tillë ia mohoi Gjilani që shënoi golin e barazimit në minutat shtesë.

Në pjesën e parë nuk patë shumë raste shënimi dhe rezultati ishte 0-0, në pjesën e dytë të dyja skuadrat kërkuan golin, të cilin e para e arriti skuadra vendase gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt. Gjyqtari kryesor Dardan Çaka pas konsultimit me VAR akordoi penallti, derisa nga pika e bardhë i saktë ishte Besnik Krasniqi për rezultatin 1-0. Mysafirët në shtatë minutat e fundit të ndeshjes luajtën pa një lojtar, pasi Armend Halili u ndëshkua me karton të kuq. Në minutat shtesë mesfushori Albert Dabiqaj e bën “heroin” për mysafirët duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Pas kësaj ndeshje, Prishtina ka grumbulluar vetëm dy pikë, kurse ka grumbulluar gjashtë pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti,…