Gjilani inauguron sistemin e adresave, 1 923 tabela emërtuese janë vendosur në rrugë e sheshe
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi, zëvendësministri i Mjedisit, Gjergj Beka dhe kryshefi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmeti, kanë inauguruar të mërkurën sistemin e adresave, pasi tashmë janë vendosur 19223 tabela emërtuese në rrugë dhe sheshe.
“Ne jemi bërë me adresa. Nuk i kemi më tri adresa siç ka ndodhur deri tash, sepse qytetarët i kanë përdorë të vjetra, disa të pasluftës e disa adresa të ish-strukturave. Me konsensus, Kuvendi Komunal i ka miratuar këto adresa, pa dallim partiak, etnik a grupor. Gabimet teknike dhe gabimet tjera, një Komision i veçantë për shqyrtim të ankesave do të merret dhe do t’i rekomandoj Kuvendit Komunal për përmirësim. Nga 1923 tabela që janë vendosur, ankesa me shkrim janë rreth 50, ndërsa pritet të deponohen mbi 150 ankesa. Ky është investim kapital dhe faleminderit për mbështetjen shtetit të Norvegjisë’, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai ka kërkuar nga institucionet publike si, Hidromorava, Ecohigjiena, KEDS etj., që tash e tutje t’i përdorin për faturim adresat e reja.
Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi, pas ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin në projektin e sistemit të adresave, ka thënë se beson që secili qytetar i komunës së Gjilanit dhe secili institucion do të ketë mundësi t’i shijoj benifitet prej një adrese unike, si në ofrimin e shërbimeve, ashtu edhe të pranimit të shërbimeve.
/Epoka e re/