Gjilani ka aktualisht 360 raste aktive me Covid
15 mars 2021
| 11:37
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Në takim u bë me dije se Gjilani aktualisht ka 360 raste aktive me Covid-19, ndërkaq ka dalë apeli për qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14 773 mostra, 4 174 kanë rezultuar pozitivë, 3 699 janë shëruar, 115 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 360 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 82 persona.