Gjilani kalon në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës

21 gusht 2020 | 22:13

Gjilani ka fituar 3:1 duelin parakualifikues për Ligën e Evropës ndaj Tre Pennes të San Marinos, për të kaluar në raundin e parë kualifikues për garën prestigjioze evropiane.

Tre Pennes fillimisht kaloi në epërsi përmes Nicola Gait, por Gjilani përmbysi gjithçka me Darko Nikaqin, Fiton Hajdarin e Ardit Hilën.

Në fazën e ardhshme Gjilani do të përballet me APOEL-in e Qipros në Kosovë më 27 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Anisa Bahiti Sot u zgjodh me 62 vota Talat…