Gjilani kërkon nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta ruajnë ambientin

20 mars 2020 | 13:43

Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur takimi i Qendrës Operative Emergjente (QOE),  e cila është themeluar për përballimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë takim është konstatuar se strukturat menaxhuese të situatës për parandalimin e përhapjes së virusit janë në funksionim të plotë dhe po punojnë sipas planit të punës.

Gjithashtu, në këtë takim është apeluar njëzëri që qytetarët të qëndrojnë maksimalisht në shtëpi dhe njëkohësisht të shmangin daljet në ambient të hapur, konkretisht tek Liqeni i Përlepnicës dhe Livocit, në parkun e Stanishorit, nëpër parqet e qytetit, etj.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit dhe shef ekzekutiv i QOE-së sipas detyrës, ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që të respektojnë maksimalisht rekomandimet e dhëna për parandalimin e koronavirusit dhe njëkohësisht edhe mbrojtjen e ambientit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur…