Gjilani, komuna më e mirë në vend për respektimin e gjuhëve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të enjten në takim komisionerin e gjuhëve pranë Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenoviq, lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në komuna.
Kryetari Haziri e ka njoftuar komisionerin Mladenoviq se respektimi i gjuhëve është bërë duke u vendosur të gjitha mbishkrimet në ndërmarrjet dhe institucionet publike, duke theksuar se janë në proces të vendosjes së tabelave për emërtimin e rrugëve.
Në takim është potencuar se ka mungesë të stafit për përkthim dhe se po shikohet mundësia për mbulimin e boshllëkut përmes kompanive nga jashtë.
Ndërsa komisioneri i gjuhëve pranë Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenoviq, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe përkrahjen që ka treguar në vazhdimësi, duke shtuar se ekziston bashkëpunimi më i mirë me komunën e Gjilanit, përderisa mjetin për monitorim të komunës e ka vlerësuar si më të mirin në nivel të Republikës.
/Epoka e re/