
Gjilani konfirmon largimin e katër futbollistëve
02 shkurt 2023
| 10:50
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar largimin e katër futbollistëve. Arion Ymeri, Fabjan Beqja, Besart Krivanjeva dhe Agustin Torassa nuk do mbrojnë ngjyrat e klubit nga Anamorava.
“Klubi falënderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Sport Club Gjilani sezonin vjeshtor në Superligë e mbylli në pozitën e katërt me 27 pikë të grumbulluara.