Gjilani konfirmon largimin e Krasniqit
18 gusht 2022
| 21:55
Skuadra e Gjilanit ka konfirmuar transferimin e Blerim Krasniqit te Mioveni në Rumani. E ka bërë këtë përmes një komunikate.
“Sport Club ‘Gjilani’ njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Blerim Krasniqi. 26 vjeçari është transferuar në elitën e futbollit rumun te ekipi CS Mioveni. Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale dhe nuk janë për publikun. Të gjithë në SC Gjilani e falënderojnë Krasniqin për kontributin e dhënë me fanellën kuq & bardh dhe i urojnë shumë suksese në karrierën e tij sportive”, ka njoftuar Gjilani.