Gjilani konfirmon largimin e trajnerit Mezani
03 qershor 2024
| 13:09
Sport Club Gjilani ka njoftuar se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar.
Gjilani ka ndërprerë bashkëpunimin edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn dhe Leutrim Arifin.
“Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023/24. Po ashtu komunikojmë përfundimin e bashkëpunimit edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent. Njëherit u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
/Epoka e re/