Gjilani konfirmon miqësoren me Kosovën U21
27 maj 2021
| 14:23
Kosova U21 edhe zyrtarisht do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën e Superligës së Kosovës, SC Gjilani.
“Dardanët” e rinj janë grumbulluar para disa ditëve, ku edhe janë duke bërë përgatitje për ndeshjen e muajit qershor. U21-shat do të luajë për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Evropian 2021, më 8 qershor ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Megjithatë, përpara kësaj ndeshje do të zhvillojë një miqësore me skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi. Ky takim është konfirmuar dhe do të zhvillohet të enjten e 3 qershorit.