Gjilani konfirmon transferimin e Granit Jasharit
06 korrik 2022
| 15:30
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Granit Jashari. 23-vjeçari edicionin e fundit e mbrojti ngjyrat e skuadrës së Drenicës nga Skenderaj.
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Granit Jashari. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi. 23-vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e KF Drenica, derisa më parë ka qenë reprezentues i rregullt i moshave zinxhir te Përfaqësuesja e Kosovës. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Granitit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e SC Gjilani.