Gjilani kryen testimet për Covid-19
22 maj 2020
| 23:26
Skuadra e Gjilanit ka kryer testet për Covid-19, kur lajm i mirë është se të gjithë kanë rezultuar negativ. Klubi i Superligës do të vazhdojë përgatitjet për rifillimin e kampionatit.
“Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtes në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative. Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20. Gjithashtu, Sport Club ‘Gjilani’ u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
(V.Z / Epoka e re)