Gjilani kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

11 korrik 2020 | 12:58

Komuna e Gjilanit është shprehur kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të ndikimit që mund të ketë në ekonomi.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, përmes një postimi në Facebook.

“Përgjatë takimit të sotëm virtual me kryeministrin e Republikës, Avdullah Hoti, bashkëbiseduam lidhur me situatën e krijuar në vend. Kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, poashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike”, ka shkruar Ismajli.

Ai thotë se Hoti ka marrë parasysh kërkesat e tij.

“Hotin, e kam lutur dhe i kam përcjellë kërkesën e bizneseve tona, që të mos iu kufizohet orari i operimit, për shkak të rrezikut të mbylljes së tyre, por të monitorohen vazhdimisht lidhur me respektimin e kushteve të vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë. E mira e gjithë kësaj, është se Hoti e ka marrë në konsideratë shqetësimin tonë dhe garantoi që do të gjejë modalitete për ta tejkaluar edhe këtë brengë”, ka shkruar ai.

Ismjali shton se kanë kërkuar edhe rritjen e kapaciteteve në shëndetësi, duke angazhuar staf shtesë dhe shtretër nëpër spitale regjionale.

“Një ndër masat tjera urgjente të cilën e kemi kërkuar, është edhe rritja e numrit të inspektorëve sanitarë. Gjithashtu, edhe Policia e shtetit duhet të stacionohet në top komunat ku paraqiten më së shumti raste”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar…