Gjilani largon 10 futbollistë

07 qershor 2019 | 12:02

Pas përfundimit të edicionit 2018/2019, skuadra e Gjilanit ka vendosur ta ndërpres bashkëpunimin me 10 futbollistë të cilët bartën fanellën e klubit tonë në edicionet e fundit.

Njëri nga emrat më të mëdhenj që largohet nga kjo skuadër është Fisnik Papuqi, i cili për dy edicione ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit. Klubi nga Anamorava e ka falënderuar mbrojtësin pejan për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe kohore.

“Sport Club Gjilani ka mbyllur marrëveshjet edhe me futbollistët të cilët ishin transferuar vitin e kaluar në ekipin tonë: Jefferson Lopes, Ëilber Perez, Ansi Nika, Endrien Magani, Vilson Lila, Kledi Koci, Vilfor Hysa, Shpend Asani dhe Semir Hadzibuliq. Klubi i falënderon futbollistët e lartcekur për kontributin e tyre gjatë këtij udhëtimi të edicionit që e lamë pas dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Në ketë njoftim, Gjilani ka konfirmuar se është në bisedime me futbollistët e tjerë dhe me disa lojtarë që mund të zyrtarizohet shumë shpejtë si përforcime për edicionin e ri futbollistik.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Zhvillimi i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm është shtylla…