Gjilani liron dy futbollistë

13 janar 2025 | 11:16

Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin.

“Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët Arbër Mustafa dhe Eldonit Shaqiri”,

“Në kërkim të hapësirave për të luajtur më shumë, klubi ka mirëkuptuar futbollistët dhe ka ndarë rrugën e bashkëpunimit”, ka njoftuar Gjilani.

Sipas këtij njoftimi, sikurse Mustafa, po ashtu edhe Shaqiri ishin shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar në punë.

“Gjilani i falenderon Arbërin dhe Eldonitin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit, ndërkohë që u uron shumë suksese në angazhimet e tyre të reja sportive”, ka njoftuar Gjilani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, (DhSK) në Hagë ka…