Gjilani me njoftim për tre futbollistët e lënduar
SC Gjilani njofton se futbollistët Robert Rrahmani, Edison Kqiku dhe Eldonit Shaqiri kanë përfunduar edhe ekzaminimet e fundit mjekësore. Rrahmani në ndeshjen e fundjavës ndaj Suharekës ka marrë një goditje dhe për pasojë ka çarje në pjesën e jashtme të buzës së poshtme, por gjendja e Rrahmanit është stabile dhe futbollisti pritet të jetë i gatshëm në seancën e radhës stërvitore pas ditëve të dhënë të lira nga stafi teknik.
Ndërsa kapiteni i skuadrës Edison Kqiku kishte ndjerë një shqetësim në muskulin e këmbës së majtë gjatë seancave stërvitore dhe pas ekzaminimeve të fundit është vërtetuar se ai do jetë jashtë aktivitetit fizik me skuadrën gjatë dy javëve në vijim, ndërkohë që mund të filloj të stërvitet në palestër.
Futbollisti i tretë, Eldonit Shaqiri gjithashtu është i hospitalizuar, kurse periudha e rikthimit të tij në aktivitet do të vlerësohet pas kontrolleve të radhës.