Gjilani me njoftim të rëndësishëm për derbin ndaj Dritës
Derbi më i madh në futbollistin e Kosovës mes Gjilanit dhe dritës do të zhvillohet të mërkurën.
Klubi i Gjilanit nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë të ditur se vetëm 30% e kapacitetit të tribunave do të jetë në dispozicion për shkak të masave anti-Covid.
“Për shkak të masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe punimeve në stadiumin e qytetit, numri i tifozëve dhe pjesëmarrësve për këtë takim do të jetë i limituar në 30% të kapacitetit të tribunave të cilat janë në dispozicion”, thuhet në njoftimin e klubit të Gjilanit.
Njoftimi i plot i SC Gjilani:
Sport Club “Gjilani” njofton se ndeshjen e xhiros së XV-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj kundërshtarit FC Drita e zhvillon në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana” në Gjilan.
Për shkak të masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe punimeve në stadiumin e qytetit, numri i tifozëve dhe pjesëmarrësve për këtë takim do të jetë i limituar në 30% të kapacitetit të tribunave të cilat janë në dispozicion.
Tribunat e hapura për tifoz në këtë përballje do të jenë prapa portave (Sektori Perendim – Lindje) dhe do të jenë të monitoruara nga forcat e rendit, Policia e Kosovës dhe sigurimi privat.
Dyert e tribunave do të hapen nga ora 11:30 dhe lusim tifozët që të vijnë sa më herët në stadium në mënyrë që të shmangin rrëmujën para hyrjes.
Personat të cilët identifikohen për shkeljen e rregullave anti-Covid dhe mos zbatim të urdhërave nga forcat e rendit do të penalizohen me largim nga stadiumi.
Për masat të cilat duhet rrespektuar në ditën e ndeshjes (24/11/2021), klubi do ju informoj me kohë përmes njoftimit në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Tëitter”.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj lusim që të kontriboni në mbarëvajtjen e kësaj ndeshje duke ju përmbajtur të gjitha masave të parapara.