Gjilani me përmbysje e mposhti Llapin

29 shtator 2021 | 17:03

Skuadra e Gjilanit e ka fituar ndeshjen ndaj Llapit me përmbysje 2-1. Ishte skuadra mysafire ajo që shënoi e para në minutën e 19-të, nëpërmjet Francisko Rivera.

Mysafirët shënuan edhe një herë në pjesën e parë të ndeshjes, por goli u anulua pas konsultimit me VAR. Në pjesën e dytë, Gjilani sulmoi me shumë dhe arriti të barazon rezultatin në minutën e 65-të, fillimisht Kushtrim Shabani u përjashtua nga loja pas një ndërhyrje në zonën e rreptësisë dhe nga pika e bardhe shënoi Gerhard Progni.

Shtatë minuta pa përfunduar ndeshja Muhamed Dubova ndëshkohet me karton të kuq. Mirëpo vendasit arritën të shënojnë golin e fitores një minuta pa përfunduar koha e rregull nëpërmjet Armend Halilit.

Pas kësaj ndeshje Gjilani ngritët në kuotën e 12 pikëve, kurse Llapi mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka takuar sot presidenten e…