Gjilani merr fitoren e parë këtë edicion
Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e tretë përmes Senad Jarovic, i cili shënoi për t’i dhënë herët epërsinë ekipit të tij për 1-0.
Gjilanasit patën edhe dy mundësi të tjera shënimi me anë të Edison Kqikut dhe Besir Ramadanit, por nuk ia dolën të shënojnë.
Megjithatë golin e dytë e gjetën pas përpjekjeve të vazhdueshme me anë të Sabit Bilalit që realizoi për 2-0 pas asistimit të Robert Rrahmanit.
Në pjesën e dytë Jarovic (62’) lëshoi një rast ideal për gol duke mos arritur ta shfrytëzojë në maksimum një gabim të mbrojtjes kundërshtare.
Deri në fund nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Gjilani kështu mori fitoren e parë të sezonit pasi paraprakisht kishin katër ndeshje pa rezultat pozitiv.
Gjilani pas kësaj fitore shkon në kuotën e pesë pikëve dhe mban pozitën e shtatë në tabelë, ndërsa Feronikeli ’74 mbetet në fund të tabelës me zero pikë.