Gjilani merr nga UEFA 220 mijë euro, tani sfidon APOEL-in
22 gusht 2020
| 11:11
Skuadra e Gjilani në takimin e parë në histori të klubit në garat ndërkombëtare, ka kaluar pengesën e parë në kualifikimet për Ligën e Evropës. “Bardhekuqtë” kanë mundur skuadrën e Tre Pennes në stadiumin në San Marino, me rezultat të pastër, 3:1 dhe avancojnë në raundin e parë kualifikues për Ligën e Evropës.
Për këtë arritje, Gjilani do të fitojë 220 mijë euro nga UEFA. Në raundin e para kualifikues, ‘Skifterat’ do të takohen me APOEL Nicosia në stadiumin e kryeqytetit të Kosovë në Prishtinë.