Gjilani merr rezultatet e testeve për Covid-19
27 gusht 2020
| 12:46
Skuadra e Gjilanit dje ka kryer testet për Covid-19 në Shqipëri, derisa sot ka njoftuar se të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ dhe ndeshja ndaj APOEL-it në Ligën e Evropës do të zhvillohet sonte (e enjte).
“Sport Club ‘Gjilani’ njofton se pas testimeve të djeshme në laboratorin e licencuar të UEFA-së, në Shqipëri ‘Synlab’, e gjithë skuadra e Gjilanit ka rezultuar negativ. Pas konfirmimit të rezultateve sot, skuadra e Gjilanit merr dritën e gjelbër që në mbrëmjen e sotme të zhvilloj takimin e rundit të parë në Europa Ligë, kundër APOELIT të Nikozisë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Gjilanit. (V.Z. / Epoka e re)