Gjilani mezi e mposhti KEK-un
17 mars 2019
| 16:07
Skuadra e KEK-ut që ka vetëm një pikë të grumbulluar në këtë edicion garash është paraqitur mirë sot në ndeshjen ndaj Gjilanit, por ishte e pafat për faktin se pësoi humbje në minutat shtesë (2-0).
Në minutën e tretë shtesë Shpend Asani realizoi për 1-0, kurse dy minuta më pas Wilber Perez shënoi për rezultatin final 2-0.
Pas këtyre tri pikëve Gjilani është ngritur në pozitën e pestë me 32 pikë, kurse KEK-u edhe zyrtarisht sezonin tjetër do të bëjë gara në Ligën e Parë.
/Epoka e re/