Gjilani mohon emërimin e Sherifit në postin e trajnerit
Sallah Sherifi nuk do të jetë trajner i ri i skuadrës së Gjilanit, por do të vazhdon të jetë drejtor sportiv.
Skuadra nga Anamorava nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë të ditur se Sherifi do të mbetet në pozitën aktuale, kurse skuadrës do t’i prijë Alban Hyseni deri në gjetjen e një trajneri të ri.
“Me anë të kësaj komunikate duam ta informojmë opinionin publik, që pas lajmeve të fundit se drejtori sportiv, Sallah Sherifi, ka marrë drejtimin e skuadrës, nuk qëndrojnë dhe janë të pa vërteta. Klubi futbollistik SC Gjilani njofton se skuadra është në bisedime me disa trajner dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim përfundimtar se kush do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur kampionale. Në krye të shtabit teknik të skuadrës mbetet Alban Hyseni, deri në vendimin final të kryesisë së klubit të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Gjilanit
/Epoka e re/