Gjilani mposht Dritën, Feronikeli ’74 befason Prishtinën
Gjilani i ka fituar pikët e plota në derbin ndaj Dritës falë Armend Thaqit, derisa Feronikeli ’74 e befasoi Prishtinën midis “Rexhep Rexhepit”.
E tërë vëmendja ishte në Gjilan, ku “Skifterët” arkëtuan pikët e plota falë një fitore minimale 1:0.
Përballja ishte shumë e hapur nga fillimi me të dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi, por larg finalizimit.
Armend Thaqi e bëri heroin për vendasit që realizoi një eurogol duke e lënë portierin kundërshtar të shokuar për ta zhbllokuar rezultatin (86’).
Drita mbetet lider në tabelë me 37 pikë ndërsa Gjilani tani ngjitët në pozitën e gjashtë me 21 sosh.
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 ka bërë befasinë duke fituar përballjen ndaj Prishtinës me rezultat 1:0.
Nikolas Ioannidis e bëri ndryshimin me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë (22’).
Vlen të ceket se klubi nga Drenasi shënoi edhe përmes Armend Gashit, mirëpo që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Nikli qëndron në fund me 10 pikë të fituara kurse Prishtina renditet e katërta me 26 sosh.