Gjilani mposht minimalisht Llapin

13 nëntor 2022 | 15:04

Ka përfunduar ndeshja në mes Llapi – Gjilani. Gjilani ka fituar pikët e plota në udhëtim te Llapi, pasi ka fituar me rezultat minimal 1:0.

Të dy skuadrat kishin iniciativën të zhbllokojnë sfidën në pjesën e parë, duke krijuar raste, por jo edhe gola.

Pjesa e dytë ishte më e zjarrtë, pasi ndeshja filloi menjëherë drejtuar sulmit të ekipeve.

Në minutën e 50-të pas një gabimi në mbrojtje të llapjanëve ka shënuar Solomoni.

Me këtë fitore, Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Llapi qëndron në vendin e gjashtë me 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain (PSG) ka fituar edhe ndeshjen e sotme…