Gjilani mposhti kampionen, merr pozitën e dytë
04 mars 2020
| 15:08
Skuadra e Gjilanit ka arritur që të fitoi ndeshjen ndaj kampiones aktuale të elitës, Feronikelit (2-1).
Fiton Hajdari pati një formë të mirë në ketë ndeshje dhe ishte më meritori për tri pikët e fituara ndaj “Nikli”, pasi shënoi dy golat. Për skuadrën nga Drenasi realizues i vetëm ishte Albert Dabiqaj. Gjilani kishte edhe një mundësi të shënoi nga penalltia në pjesën e dytë, por Busiq dështoi përballë Smakiqit.
Pas kësaj fitore Gjilani e rrëmben pozitën e dytë dhe ka 41 pikë, kurse “Nikli” është në pozitën e pestë me 31 pikë.
/Epoka e re/