Gjilani mposhti Llapin, Prishtina përmbysi Vushtrrinë

05 prill 2023 | 17:01

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e Gjilanit ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në finale, pasi e mposhti Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 1-2.

Skuadrës mysafire i mjaftuan shtatë minuta të kalon në epërsi me golin e realizuar nga Jashari, derisa dhjetë minuta më vonë mbrojtësi i djathtë, Përparim Islami është përkujdesur por rezultat 0-2.

Futbollistët vendas edhe përkundër rezultatit nuk janë dorëzuar dhe janë munduar të rikthehen në lojë. Në minutën e 39-të, Selimi e ngushtoi epërsinë në 1-2. Në pjesën e dytë, Llapi tentoi të barazon rezultatin, por pa sukses e në anën tjetër Gjilani i gëzohet fitores në një terren të vështirë.

Finalisti vendoset në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Gjilan. Në ndeshjen tjetër mes Vushtrrisë nga Liga e Parë dhe Prishtinës, fituesi u përcaktua në minutat e fundit ku kryeqytetasit fituan me përmbysje 1-2.

Në minutën e 21-të, Chibueze kaloi vendasit në epërsi, derisa në pjesën e parë nuk pati gola të tjerë edhe përkundër përpjekjeve të kryeqytetasve për të barazuar rezultatin. Edhe pjesa e dytë ishte dinamike, derisa Prishtina arriti të barazon rezultatin shtatë minuta pa përfunduar ndeshja. Autor i golit të barazimit por edhe i golit të fitores ishte mesfushori Endrit Krasniqi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ish-numri 1 në botë dhe fituese…